Triumfojnë futbollistet e Klinës, në Turnirin për Futboll për Vajza U13

Sot në kampin nacional në Hajvali u mbajt turniri i futbollit për Vajza U13.

Vajzat e Klinës zuri vendin e parë në këtë turnir duke i mposhtur të gjitha ekipet e qyteteve tjera me rezultat të thellë!
Edicioni “Girls Just Want To Play Football” u organizua nga Federata e Futbollit e Kosovës në kuadër të programit të UEFA-së “HatTrick”, me mbështetjen e Shoqatave Komunale të Pedagogëve, përkatësisht të profesorëve të kulturës fizike e sportive.