Projektligji për çmime tavan, në seancën e së enjtes në Kuvend

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për seancë të re më 27 tetor, të enjten.

Këtë e bëri të ditur shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë.

Seanca, e cila pritet të mbahet këtë të enjte, do të nisë në orën 10:00.

Në rend të ditës, ndër të tjera, janë dy projektligje, ai për punët publike dhe për çmimet tavan për produktet elementare, për të cilat nuk kishte kuorum për votim në seancat e javës së kaluar.