E dhimbshme! Vdes në moshën 49 vjeçare aktivisti i LDK-së në Klinë, Musli Hoti

Ka ndërruar jetë në moshë të re aktivisti i hershëm i LDK-së në Klinë, Musli Hoti, nga Jashanica. Siç merr vesh Klina info, i ndjeri vdiç si pasojë e një sulmi në zemër. Këtë lajm e ka bërë të ditur ish-kryetari i LDK-së, dega në Klinë, Besim Hoti.
Ky është postimi i tij:

E dhimbshme:

Më pikëllim e dhembje mora lajmin
për vdekjen tënde, Musli S. Hoti!
Ishe shok, njeri i fjalës dhe i besës.
I dashur dhe i shoqërushem.

I ndershëm dhe respektueshëm
nga të gjithë ata që i njohe dhe të njohën.
Tërë jetën ia kushtove familjës, shoqërisë
dhe shtetit të Kosovës që aq shumë e deshte. Veprimtaria jote atdhetare në shërbim
të çështjes kombetare do te kujtohet
dhe vlerësohet gjiththmonë.
Lamtumirë o njeri i mirë, pushofsh në paqe!

Varrimi i Musli Selim Hotit bëhet
nesër ditë e enjte, 11 prill 2024,
Në “Varrezat e lagjës Hoti”
Jashanicë. Ora 12:00