Në prag të zgjedhjeve komunale të 12 tetorit, kandidati për kryetar të Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka marrë një mbështetje të fuqishme nga banorët e fshatrave Grabanicë dhe Leskoc.
Gjatë vizitave të tij në këto dy lokalitete, Elezaj është pritur me entuziazëm nga qytetarët, të cilët kanë shprehur besimin dhe përkrahjen e tyre për mandatin e tij të ardhshëm.
Banorët kanë vlerësuar lart punën dhe angazhimin e tij gjatë mandatit aktual, duke veçuar investimet në infrastrukturë, përmirësimin e shërbimeve komunale dhe mbështetjen për bujqësinë.
Nga ana e tij, kryetari Elezaj ka theksuar se vizioni i tij mbetet ndërtimi i një komune funksionale, zhvillimore dhe gjithëpërfshirëse.
Zgjedhjet komunale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor 2025, ku qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre lokalë për katër vitet e ardhshme.