Policia parandalon një rast të kontrabandimit të pemëve dhe perimëve nga Serbia

Policia e Kosovës ka thënë se ka ndaluar një furgon me targa vendore, i cili ishte duke kontrabanduar pemë dhe perime në mënyre të kundërligjshme nga Serbia. Rasti ka ndodhur të hënën në Gjilan.

“Fsh. Stublinë, Gjilan 21.08.2023 – 17:00. Njësiti policor ka ndaluar automjetin furgon me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari në automjet kishte pasur të ngarkuara pemë dhe perime të cilat i kishte përmes rrugëve alternative jashtë vendkalimeve kufitare në mënyrë të kundërligjshme nga territori i Serbisë fshati Dobrosin dhe kishte hyrë në territorin e Kosovës në fshatin Stublinë të Gjilanit”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe dërguar në terminal doganor, dhe ndaj të dyshuarit është inicuar lënda dhe së bashku me automjet është liruar në procedurë të rregullt