Policia në Klinë, garancia e tri netëve të festivalit “I Këndojmë Lirisë”

Gjatë tri netëve të festivalit “I këndojmë lirisë” në Klinë, atmosfera ishte magjike dhe plot emocion!

Një organizim i mrekullueshëm, me muzikë që i këndoi lirisë, shpirtit dhe historisë sonë.

Një falënderim i veçantë shkon për pjesëtarët e Policisë së Kosovës në Klinë, të cilët bënë një punë të shkëlqyer në menaxhimin e sigurisë gjatë gjithë festivalit.

Me përkushtim dhe profesionalizëm, ata kujdesën që gjithçka të rrjedhë qetë, duke kontrolluar çdo pjesëmarrës dhe mjedis me kujdes e respekt.

Falë tyre, festivali shkoi ashtu siç duhet; sigurt, i qetë dhe i paharrueshëm./Klina info/