Policia jep detaje për vetëvrasjen në Llapçevë të Malishevës

Tragjedi në Malishevë: 43-vjeçari gjendet i pajetë në shtëpinë e tij

Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Llapçevë në Malishevë, ku një person 43-vjeçar është gjetur i pajetë brenda banesës së tij.

Sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, pranë viktimës është gjetur një armë e shkurtër.

Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori i shtetit, dhe me urdhër të tij është inicuar hetimi për “vdekje të dyshimtë”. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekspertizë të mëtejshme.