Pamje nga aksidenti i sotshëm në  në fshatin Mrasor

Sot ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave në fshatin Mrasor të Rahovecit ku si pasojë janë lënduar rëndë 5 persona,

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Sipas Policisë, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur njëra veturë nuk iu përshtat kushteve të rrugës dhe hyri në tejkalim në kthesë, ku edhe e goditi veturën e cila ishte në përballë-kalim.

“Në fshatin Mrasor ka ndodh aksident në mes 2 veturave. Deri te aksidenti ka ardh kur njëra veturë duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës hyn në tejkalim në kthesë dhe e godet veturën e cila ishte në përballë-kalim. Si pasojë e këtij aksidenti kanë pësuar lëndime të rënda 5 persona”, thuhet në përgjigjen e Policisë.