Policia ia gjeti katër qese me drogë, arrestohet një person në Pejë

Një person është arrestuar dje në rrugën “Papa Klementi” në Pejë, pasi tek i njëjti gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike,

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se kanë gjetur një kuti të plastikës në të cilën kishte pasur një sasi të substancave narkotike të llojit marihuanë, 4 qese najloni në të cilat dyshohet se ka të mbështjella substanca narkotike të llojit kokainë dhe një grinder për bluarjen e marihuanës në të cilin po ashtu kishte pas një sasi të substancave narkotike të llojit marihuanë.

Gjithashtu është bërë e ditur se nuk dihet pesha e saktë e substancave, pasi që nuk është bërë matja e tyre.

I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, transmeton