Klubi i Pingpongut Dukagjini fton adhuruesit e Pingpongut të bëhën pjesë e klubit

Klubi i Pingpongut Dukagjini ka bërë thirrje për të gjithë adhuruesit e sportit të Pingpongut në komunen e Klinës qe të bëhën pjesë e klubit.

Secili individ pa marë parasysh moshën mund të lajmërohet në faqën zyrtare në Facebook (Klubi i Pingpongut Dukagjini) apo në Instagram @kpp_dukagjini.

Kryetari i klubit Z.Sabit Gashi ka thënë se klubi është ambicioz dhë synon qdo ditë e më shumë që klubi të rritet dhe të kenë sa më shumë suksese dhe ta përfaqësojnë Klinën me dinjitet në garat jasht vendit.

Klubi Dukagjini garon në ligën e parë të Kosovës dhe aktualisht në ekip janë të gjithë lojtarë të motivuar dhe të sukseshëm në garat në Klinë dhe jasht saj.