Policia arreston qytetarin e Klinës, e ngacmoi një femër nga Prishtina në Viber me numër të panjohur

Policia e Kosovës, rreth orës 15:30, të enjten ka arrestuar një qytetar të Klinës.

Sipas raportit të PK-së, ai u arrestua pasi kishte ngacmuar në Viber një femër nga Prishtina me numër të panjohur.

Viktima ishte ankuar në Polici se ajo kishte pranuar thirrje dhe mesazhe ngacmuese nga një numër i panjohur. Pas verifikimit të numrit, ishte kuptuar se ishte një qytetar nga Klina.

Personi i dyshuar është udhëzuar që të paraqitet në stacion policor për procedura të mëtutjeshme.