Plagosja e dy vëllezërve në Rahovec, njëri në gjendje të rëndë

Në pasditen e se martes në Rahovec, dy vëllezër kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri

Njëri prej tyre është duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës, ndërsa tjetri në QKUK për shkak të plagëve serioze që ka marrë.

Doktori kujdestar, Avdush Bajgora, në një lidhje direkte në Edicionin Special në Klan Kosova, ka bërë të ditur se edhe pas intervenimit të personelit mjekësor, gjendja shëndetësore e pacientit në fjalë mbetet jashtëzakonisht e rënduar.

“Pacienti në fjalë ka pësuar lëndime jashtëzakonisht të rënda. Plumbi i cili ka atakuar shpretkën, pastaj njërën veshkë dhe zorrën e trashë. Pacienti në fjalë ndodhet në sallën e operimit, ku intervenimi ka qenë shumë i shpejtë në QKUK”, ka shtuar Bajgora