Pjesëtarët e FSK-së në Britani, Osmani: Krahë aleatëve tanë, ne mbetemi të përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë

Dje është nisur Kontingjenti i FSK-së në Mbretërinë e Bashkuar për operacionin “INTERFLEX”, që realizohet në mbështetje dhe përgatitje të personelit ushtarak të Ukrainës.

Në lidhje me këtë ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka uruar ushtarët kosovarë për sukses duke ndihmuar në stërvitjen e ushtrisë ukrainase.

“Ata do të luajnë një rol kryesor si instruktorë, duke ndihmuar në stërvitjen e ushtrisë ukrainase”, shkroi Osmani në platformën X.

“Krahë aleatëve tanë, ne mbetemi të përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë”.

Operacioni “INTERFEX” zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka për qëllim trajnimin e trupave të Ushtrisë së Ukrainës.

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë ofruar gatishmërinë që të angazhojnë instruktorë për të ndihmuar procesin e stërvitjes së ushtrisë ukrainase në kuadër të këtij operacioni./