Pesë të lënduar, nga aksidenti i rëndë në Malishevë

Një aksident ka ndodhur në fshatin Dragobil në Malishevë rreth orës 17:30, nga ku kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Aksidenti ka ndodhur mes dy kamionëve dhe një automjeti udhëtarësh.

“Rreth orës 17:35 është raportuar aksident trafiku në fshatin Dragobil-Malishevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy kamionë dhe një automjet udhëtarësh. Për pasojë, përveç dëmeve materiale, pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka thënë Policia.