Shpallen të pafajshëm të akuzuarit për rastin “Veteranët”

Janë shpallur të pafajshëm të akuzuarit në rastin “Veteranët” dhe sot në seancën gjyqësore u liruan nga aktakuza,

Të akuzuar ishin Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Të gjithë këta ishin anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më herët Prokuroria Speciale pati njoftuar se janë rreth 19 mijë persona që nuk i plotësonin kriteret për t’u futur në listën e veteranëve.