Me rastin e 26-vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Nazmi Bashota, sot u organizua një ceremoni përkujtimore pranë varrezave të dëshmorëve në kodrën e kuqe në Grabanicë të Klinës.
Në këtë ngjarje morën pjesë bashkëluftëtarë, miq dhe qytetarë të shumtë, ndër ta edhe zv. komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, z. Sokol Bashota, si dhe mysafiri nga Vlora, z. Alfons Xhuveli.
Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega në Klinë, foli kryetari Hajdin Balaj, i cili theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtimit dhe veprës së dëshmorëve.
Në përfundim të ceremonisë, u vendosën lule dhe kurora pranë varrit të dëshmorit, në një atmosferë të ngrohtë përkujtimi dhe respekti. Të pranishmit u zotuan se gjaku i derdhur për liri nuk do të harrohet kurrë./Klina info/