Përfundon takimi i Grupit Punues për vizat në Bruksel: Diskutimet vazhdojnë

Ka përfunduar takimi i grupit punues për vizat, ku në rend të ditës ishte diskutimi për liberalizimin e vizave për Kosovën. Në një përgjigje, thuhet se diskutimet do të vazhdojnë.

Në një përgjigje të shtetit të Çekisë, thuhet se Komisioni Evropian, në të cilin thuhet se shteti i Kosovës i ka përmbushur dhe vazhdon t’i përmbushë kriteret për liberalizim të vizave.

“Më 13 tetor, Grupi Punues për Vizat i Këshillit të BE-së e ka mbajtur diskutimin e parë për liberalizimin e vizave për Kosovën nën Presidencën Çeke. Komisioni Evropian ka prezantuar raportin e përditësuar teknik për këtë temë i cili rikonfirmon që Kosova vazhdon të përmbushë kriteret për liberalizimin e vizave”, thuhet në përgjigjen e tyre, raporton Dukagjini.

Po ashtu, në përgjigjen e shtetit të Çekisë, thuhet se Grupi Punues, e ka mirëpritur rihapjen e diskutimeve për çështjen e vizave.

“Grupi Punues e ka mirëpritur rihapjen e diskutimeve mbi këtë temë dhe në përgjithësi e ka mbështetur procesin e liberalizimit të vizave. Në mënyrë që të ketë progres në këtë çështje do të jetë e nevojshme që të sqarohen një sërë temash të ndërlidhura dhe të vazhdohet diskutimi”, vijon përgjigja.

Sot gjatë ditës, u raportua se Franca kishte vendosur përsëri kushte për liberalizim të vizave