Tri raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar tri raste të reja, nga testimi i 837 të dyshuarve për koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë i vdekur si pasojë e COVID-19.

Numri i rasteve aktive aktualisht është 447.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë vaksinuar 54 persona.

Numri i dozave të administruara të vaksinave deri tani është 1.824.629

SHARE