10 persona me COVID-19 po trajtohen në QKUK, tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 10 persona me COVID-19.

Sipas raportit të QKUK-së për ditën e sotme thuhet se shtatë raste janë në gjendje stabile, tre janë në gjendje më të rëndë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, kurse dy prej tyre janë duke u trajtuar në mjekimin intensiv.

Gjithashtu u bë e ditur se nga Klinika Infektive sot do të lirohen pesë raste, raporton Indeksonline.

Kosova po vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19,  ku numri i të infektuarve është 985, 736 të shëruar dhe 29 viktima