Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, (KOMFT), Hysen Dreshaj është pensionuar.
Të pranishëm në ceremoninë e pensionimit të “Besnikut” përpos Zv/ministrit të FSK-së, Shemsi Syla e Zëvendëskomandantit të FSK-së, Gjeneral Enver Cikaqi, ishte edhe gjenerali në pension i Ushtrisë Shqiptare, Kudisi Lama.
Në këtë ceremoni të pranishëm ishim edhe Gjeneralët në pension Nazmi Brahimaj, Naim Haziri, pastaj Xhavit Gashi, Veton Elshani si dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, Daut Haradinaj, Xhevahir Geci, Fadil Hadërgjonaj etj.
Gjeneralbrigade Hysen Dreshaj ka dhënë kontribut të madh në luftën çlirimtare, duke qenë ndër ushtarët e parë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dreshajn në luftë të gjithë e njihnin me nofkën “Besniku”. Emocionuese për “Besnikun” e luftës ishte edhe prania e shokëve të idealit të cilët kishin kontribuuar së bashku që nga themelimi i UÇK-së e deri në ditën e pensionimit.