PDK në Malishevë distancohet nga deklarata për rikthimin e Fatmir Limajt

Pas publikimit të një deklarate në disa media online, ku pretendohej se Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Kijevë të Malishevës kishte kërkuar publikisht rikthimin e Fatmir Limajt në radhët e PDK-së, ka reaguar sekretari i degës së PDK-së në Malishevë, Ruzhdi Kryeziu.

Kryeziu për Klina.info ka deklaruar se faqja në Facebook nga e cila është publikuar reagimi nuk është faqe zyrtare e Degës së PDK-së në Malishevë dhe, sipas tij, ajo nuk përfaqëson qëndrimet e strukturave të partisë në këtë komunë.

Ai ka theksuar se nuk ka pasur asnjë kërkesë apo thirrje zyrtare nga dega e PDK-së në Malishevë lidhur me rikthimin e Fatmir Limajt në parti.

Derisa ka potencuar se faqen në Facebook nga është marrë deklarata mbahet nga një person në Gjermani që nuk ka lidhje me strukturat e PDK-së në Kijevë e as Malishevë.