PDK në Klinë akuzon kryetarin Elezaj rreth punësimeve

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Klinë akuzon kryetarin e Komunës Zenun Elezaj rreth punësimeve qe po bëhën në komunen e Klinës. Postimi i PDK-se Ne Klinë

Komisionet e Zenunit

Këto ditë kur është koha e mbajtjes se testeve me shkrim dhe intervistave me gojë në komunën e Klinës, të gjithë kandidatët qe kanë konkurruar për një vend pune janë në pritje të rezultateve të treguara në këto teste dhe intervista, por fatkeqësisht shumica e dinë e disa ndoshta shpresojnë dhe besojnë në suksesin e tyre të treguar, por fatkeqësisht kryetari i komunës se Klinës z. Zenun Elezaj bashkë me disa njerëz nga grupe brenda partiake i kane zgjedhur me të mirët shumë para organizimit të testeve dhe intervistave.
Për çudi të gjithë të punësuarit pas shpalljes se rezultateve do të dalin se janë familjarë të zyrtareve komunal ose do dalin militant të partive në pushtet.
Komisionet vlerësuese të formuara nga komuna e qe të gjithë na kanë qëlluar përkrahës të AAK-së janë vetëm për ta kryer urdhrin e kryetarit për njerëzit qe do të punësohen? Fatkeqësisht ky komision emrat e të përzgjedhurve i merr paraprakisht nga kryetari dhe grupet e tij, ndërsa komisioni i vendos ata si me të sukseshem.Drejtori i Arsimit është bashkëpërgjegjës për këto marrëzira të cilat po gatuhen në zyrën e kryetarit Elezaj dhe po piqen në zyrën e drejtorit të Arsimit.
Me keqardhje me duhet t’i informoj ata kandidatë qe edhe pse mund të jenë me të përgatitur profesionalisht por qe nuk janë në vij me kryetarin dhe pushtetin qe e kanë të pamundur për të siguruar një vend pune me pushtetin e profesorit i cili është dashur qe arsimin ta këtë në krye të prioriteteve të tij.
Në këtë logjikë na del se profesorit po i japin mësim të tjerët, mbase disa qe e mbështeten vetëm si titull po ia determinojnë vendimarrjen si nxënës të dobët’!