PDK-ja në Klinë mobilizohet për zgjedhje,

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, sonte Dega e PDK-së,në Klinë ka mbajtur takim me strukturat partiake.

Partia Dmokratike e Kosovës- Dega në Klinë përmes një postimi në facebook.ka njoftura per një mbledhje te Degës së PDK-së në Klinë.

Postimi i Plot i PDK-së

Partia Dmokratike e Kosovës- Dega në Klinë

Sot u mbajt mbledhja e radhës e Degës së PDK-së në Klinë.
Partia Demokratike Dega në Klinë e udhëhequr nga Kryetari i suksesshëm z. Sokol Bashota, së bashku me kryesinë e Degës, në mbledhjen e mbajtur më 28.12.2020 me kryetarët e nëndegëve diskutuan për vlerat që posedon kjo parti si: përkushtimin gatishmërinë, përpikërinë, profesionalizimin dhe përgatitjen e lartë për të udhëhequr vendin në proceset jetike që e presin në të ardhmen Republikën e Kosovës. Ndaj si e tillë, kjo Parti meriton të përkrahet dhe të dalë fituese (e para) në Zgjedhjet Parlamentare 2021.
Kryetarët e nëndegëve të PDK-së Dega në Klinë shprehen gatishmërinë e plotë për t’u angazhuar që në strukturat e tyre të mos mungojë përkrahja dhe të votohet për PDK-në e kështu të shënohet fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës në këto zgjedhje.
Mungesën e liderit historik të PDK-së z.Hashim Thaçi si dhe mungesën e Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës z.Kadri Veseli, të gjithë u zotuan se do ta shndërrojmë në forcë e solidaritet brenda Partisë dhe Shtetit.
Partia Demokratike e Kosovës si në Udhëheqje ashtu edhe në Opozitë e ka dëshmuar që është parti shtetformuese dhe shtetndërtuese, në shërbim të qytetarëve.
Duke i parë ngecjet që i solli “Qeveria e Shpresës” të cilat e kanë kapluar Kosovën në të gjitha aspektet, duke rrëzuar gjithçka përtokë, duke vënë Kosovën pothuajse në pikën zero, përveç tjerash janë edhe tregues i mirë për qytetarët se kujt duhet t’i japin të drejtën për të qeverisur me vendin në të ardhmën, konkretisht pas zgjedhjeve 2021.
Ndaj PDK si vlerë e vetme dhe si dritë e vetme që mund ta thyejë çdo pengesë dhe t’ia rikthejë vendit dritën dhe t’ia largojë errësirën meriton fitoren, sepse kjo do të jetë fitore për qytetarët dhe vetë Kosovën si shtet.
Në këtë kontekst PDK do të dalë fituese.
Na priftë e mbara!