Mjeku dyshohet se sulmoi fizikisht pacienten e tij

Nëntor 2019

Mjeku Saudin Maliqi, drejtor i Klinikës Torakale dyshohet se ka sulmuar fizikisht një femër (emër i njohur për redaksinë).

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 17.30, në parkingun e spitalit “Euromed”, ku dyshohet se mjeku kosovar e ka goditur viktimën me derën e veturës së tij.

Gazeta Sinjali merr vesh se e dyshuara e ka lajmëruar rastin në stacionin policor në Fushë Kosovë, ku ka kërkuar mbrojtje dhe trajtim mjekësor.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, ajo është ankuar për dhimbje gjiri për shkak, të siç ka thënë, goditjes nga përplasja e derës së veturës nga drejtori i Klinikës Torakale, Saudin Maliqi.

Viktima ka qenë paciente e mjekut Saudin Maliqi. Ajo ka deklaruar se pak ditë më parë kishte bërë edhe rezonancë magnetike për të parë gjendjen aktuale të gjirit, por lëndimet qe mori mbrëmë thotë se i kanë sjellë dhimbje të gjirit.

Në raportin e mjekut familjar i cili i kishte dhënë ndihmën e parë në stacionin e policisë në Fushë Kosovë e të cilin e ka siguruar Gazeta Sinjali rasti është regjsitruar si “ushtrim dhune”.

I kontaktuar nga Gazeta Sinjali, dr. Saudin Maliqi e ka mohuar këtë rast./Front Online/