Banorët e Çupevës së Ulët po kerkojnë të asfaltohen rrugët që u janë premtuar para zgjedhjeve

Banorët e fshatit Çupevë e Ulët të Klinës, për Klina info kanë thënë se rrugët e fshatit janë shtruar vetëm me zhavorr, ku u kanë premtuar para zgjedhjeve se do të asfaltohen. Ata kërkojnë nga institucionet komunale të mbajnë premtimin. Klina info ka kontaktuar me drejtorin e Urbanizmit, Lorenc Marleku, i cili tha se javën që do të vijë, ato rrugë do të nisen të asfaltohen./Klian info/