Parashikimi i motit për sot

Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu.

Reshjet pritet të fillojnë pak para mesditës nga perëndimi i vendit dhe pritet të shtrihen në zonat tjera gjatë orëve vijuese, sidomos gjatë orëve të pasditës.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 8-22 km/h.

Temperaturat do të lëvizin prej -3 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 6°C./MK