Besnik Bislimi deklarohet për marrëveshjen e arritur sot në Bruksel

Përfaqësuesi special i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se dy vendet kanë arritur një marrëveshje rreth energjisë.

Ai në Twitter shkroi se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë.

Ndërsa, kryenegociatori i Kosovës për bisedime me Serbinë, Besnik Bislimi ka reaguar përmes një postimi në Twitter.

“Arrihet marrëveshja për implementimin e udhërrëfyesit të marrëveshjeve mbi energjinë të 2013 dhe 2015. Kjo marrëveshja do të mundësojë faturimin e energjisë në 4 komunat në veri të Kosovës, nën ligjet dhe sistemin rregullator të Kosovës.”, ka shkruar ndër të tjera ai.