Konjufca pas kthimit nga Haga: Ata janë të pakënaqur, siç është krejt populli i Kosovës

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka folur për vizitën e tij në Hagë.

“Të gjithë i pashë janë mirë me shëndet, të fortë, me vullnet dhe shumë të qëndrueshëm. Shqetësimi i tyre është që pretendohet për disa shkelje që po bëhen edhe nëpër procedura për të cilat absolutisht nuk po ka kurrfar mekanizmi të ankesës dhe i cili i shqyrton. Kjo gjykatë nuk është nën kontrollin e askujt”, tha ai para mediave.

“Ata janë të pakënaqur siç është krejt populli i Kosovës sepse aktakuza lë hapësirë për inkriminimin e UÇK-së si të tillë”, shtoi ai.

Ajo gjykatë është aq e varur sa nuk m’u duk fare e Kosovës që është”, shtoi tutje ai.

Kjo është sfidë e e popullit të Kosovës dhe duhet të jemi bashkë.