Pas 23 vitesh AKP e merr nën menaxhim objektin e fabrikës “Ivo Lola Ribar”në Zubin Potok

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot me asistim të njësive speciale të Policisë së Kosovës kanë qëndruar në Zubin Potok tek objekti i fabrikës “Ivo Lola Ribar”.

Objekti tashmë është marre nëne menaxhim nga AKP. Këtë e ka bërë të ditur zëvendës drejtori i përgjithshem i Policisë për Indeksonline, Veton Elshani.

Kjo hapësirë biznesi është pronë e Ndërmarrjes Shoqërore ” Lola Alati” Zubin Potok ( në likuidim) dhe është nën administrimin e AKP. Çfarëdo përpjekje për qasje të paautorizuar në këtë pronë do të konsiderohet vepër penale dhe për vepra të tilla AKP do të ndërmarrë masat e nevojshme që t’i ndjek personat përgjegjës në pajtim me nenin 414 te Kodit Penal të Kosovës”, shkruan njoftimi.