Parlamenti Europian u kërkon 5 vendeve anëtare të BE-së ta njohin Kosovën

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian u kanë bërë sërish thirrje vendeve që nuk e kanë njohur akoma Kosovën, që ta njohin atë.

Kjo kërkesë u bë në raportin e eurodeputeteve për Kosovën.

Një thirrje që Parlamenti Evropian e ka përsëritur secilin vit në raportet për Kosovën, është përfshirë në tekst edhe kësaj radhe. Kjo është thirrja për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

“Fton vendet anëtare që nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet sovran, që ta bëjnë një gjë të tillë”.

Pikërisht për këtë pikë janë paraqitur shumë amendamente, sidomos nga deputetët nga Spanja dhe vendet tjera që nuk e njohin Kosovën, duke tentuar që referencat për shtetësi të Kosovës të hiqen nga raporti.

Sa i përket situatës në Kosovë, në tekst thuhet se Kosova pa pasur një periudhë të stabilitetit politik pas zgjedhjeve të vitit 2021 dhe u bën ftesë autoriteteve të Kosovës që të ndërmarrë më shumë veprime për t’u përballur me sfidat gjatë rrugëtimit evropian.

Kosova si shteti më i ri, shtetësinë e së cilës e kanë njohur 23 nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ka synime të qarta për integrim në BE.

Duke pasur parasysh aspiratat e Kosovës për Bashkimin Evropian mos-njohjet të cilat kanë më tepër rëndësi janë ato nga pesë vendet anëtare të këtij organizmi: Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.