Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të ketë mot kryesisht të qetë.

I tillë moti do të jetë edhe sot, ku temperaturat minimale do të lëvizin mes 8-12 gradë Celsius dhe ato maksimale do të arrijnë deri në 24  gradë Celsius.

“Reshjet e fundit që u regjistruan pothuaj në gjithë territorin e Kosovës, në jug, jugperëndim dhe  juglindje më shumë, e në pjesët tjera më pak, kanë ndikuar shumë pozitivisht në përmirësimin e kushteve biometeorologjike, agrometeorologjike si dhe kanë zbutur situatën me ujë për pije në liqenet tona akumuluese”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.