Pamje se si gjuan me armë zjarri ndaj personit që ia bëri ‘like’ foton të dashurës së tij

Një “like” në Facebook u bë arsye e një sherri mes dy personave në Argjentinë.

Nicolas Jaime ka qëlluar 11 herë me armë zjarri në drejtim të makinës së  viktimës Damian Di Bello, pasi që ky i fundit kishte bërë “like” një fotografi të të dashurës së Nicolasit.

Damiani raportohet se është në gjendje të rëndë i shtruar në spitalin “Eva Peron”, kurse i dyshuari është arrestuar nga Policia.