Haziri: Vjosa Osmani mund të jetë kryetare e Kuvendit për një vit (LIVE)

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani, mund të jetë kryetare e Kuvendit për një vit.

“Presidenti është çështje e mbyllur, por ka mbetur vetëm çështja e kryeparlamentarit. E Vjosa Osmani ka mundësi të jetë kryetare e kuvendit për një vit” është shprehur Haziri në Pressing.

Ndërsa për formimin e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, Haziri tha së është i vështirë, por jo i pamundur.

“Koalicioni nuk është i pamundur, por ka vështirësi”, shtoi Haziri. /KlinaInfo

A do të ketë koalicion LDK – VV? Flet Lutfi Haziri

A do të ketë koalicion LDK – VV? Flet Lutfi Haziri

Posted by T7 on Thursday, January 30, 2020

SHARE