Home Blog Page 474
Kombëtarja e Shqipërisë është nikoqire e Moldavisë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2024”. Kuqezinjtë e presin Moldavinë në “Air Albania Stadium” në ndeshjen që pritet të zhvillohet me fillim nga ora 20:45. Ekipi i Sylvinhos pret ta marr fitoren e parë në kuadër të Grupit E, pasi në takimin e parë u mposht 1-0 nga Polonia. Shqipëria ka histori...
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm nga aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë është nisur për në vendet e shenjta grupi i parë i besimtarëve nga Kosova të cilët do ta kryejnë kushtin e pestë të Islamit – haxhin. Në përcjellje të tyre, përveç familjarëve të shumtë, doli edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, i...
Një numër i vogël i qytetarëve serbë janë mbledhur të shtunën para komunës së Leposaviqit, një ditë pas tensioneve ku pati gazetarë të lënduar. Siç raporton KosovoOnline, në Leposaviq deri tash po shkon qetë, veçanërisht pasi reshjet e shiut kanë rënë pa ndalë. Protestat në Leposaviq kanë hyrë në ditën e 20-të. Ata nuk po pranojnë që në objektin komunal...
Sot do të mbahet ceremonia e shënimit të 80-vjetorit të lindjes së intelektualit, Ukshin Hoti. Ceremonia do të mbahet në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, në amfiteatrin e madh në Kampus, Kjo ceremoni pritet të zhvillohet me fillim nga ora 11:00.
Një grua është arrestuar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje e ka rrahur vjehrrën të premten rreth orës 11 e 40 në Drenas. Sipas policisë, viktima nuk ka dashur të pranojë trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt. “Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar vjehrrën e...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shprehet optimiste për tejkalimin e mosmarrëveshjeve aktuale me partnerët perëndimorë. Ajo thekson nevojën për dialog dhe bashkëpunim konstruktiv. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shpresë plotë se mosmarrëveshjet aktuale të Kosovës me BE dhe SHBA do të tejkalohen. Në një takim me korrespondentë politikë, gjatë qëndrimit të saj në Berlin, Osmani tha se është koha...
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj dhe ai i Lipjanit, Imri Ahmeti, i janë gëzuar miratimit të Projektligjit për plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023, që do të mundësojë zhbllokimin e mjeteve vetanake të komunave. Me projektbuxhetin i vitit 2023, të propozuar nga Qeveria Kurti, parashihej që mjetet vetanake të kalonin në arkën e...
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Kosovë – Rumani, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”. Pas 45 minutave lojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, rezultati ishte i barabartë 0-0. Futbollistët e Kosovës patën disa raste të mira në pjesën e parë, por që nuk arritën të shënojnë gol
MeteoBallkan raporton është gjithnjë e më sigurt se nga e hëna do të ketë përmirësim substancial të motit si rezultat i shtrirjes së një mase ajrore anticiklonike që më në fund largon vranësirat dhe reshjet nga rajoni. Gjithashtu një fushë e ngrohtë termike nga Afrika Veriore ose veriperëndimi do të shkaktojë rritje të ndjeshme të temperaturave edhe pse Kosova do...
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 18 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Klinës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, të komunës së Klinës, në hollin e galerisë së pallatit të kulturës “Jehona e Dukagjinit”, ka organizuar sot ekspozitë kolektive të Artit Figurativ me artistë nga Klina. Me një fjalë...

HOT NEWS

- Advertisement -
- Advertisement -

MOST POPULAR

HOT NEWS

x