LAJME
OVL UÇK në Klinë homazhe e kurora lulesh në kujtim të Mujë Krasniqit e bashkëluftëtarëve të rënë në Pashtrik
Admin -0
Sot, në 23 vjetorin e rënies heroike të Mujë Krasniqit, komandant Kapuçit dhe 41 dëshmorëve tjerë, të cilët ranë heroikisht në kufirin shqiptaro-shqiptar në Pashtrik, më 14 dhjetor të vitit 1998, kryetari i komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë OVL UÇK, dega në Klinë me krye me Hajdin Balaj, kanë bërë disa aktivitete në kujtim të dëshmorëve.
Elezaj bashkë me...
LAJME
Bekim Jashari homazhe në Marinë, në 23 vjetorin e rënies heroike të Mujë Krasniqit dhe 40 dëshmorëve të tjerë
Admin -
Në nderim të luftës dhe në kujtim të 23 vjetorit të rënies heroike të Komandant Mujë Krasniqi dhe 40 dëshmorëve tjerë, ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari bashkë me asambleistë e bashkëpunëtorë bënë homazhe e nderime në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë.
"23 vite me parë, në një mëngjes të acartë, Komandanti i Brigadës 113 Mujë Halil Krasniqi, bashkë me...
Banorët e fshatit Dresnik të Klinës, janë në hall nga një pusetë e hapur.
Ata kanë dërguar pamje në adresë të Klina.info duke thënë se askush nuk ka ndërmarrë asgjë për ta mbyllur, pasi që kanë frikë se mund të bijnë fëmijët, por edhe veturat.
Siç edhe po shihni në këto fotografi, kjo pusetë është e thellë, madje në një rrugë...
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, për nder të Ditës së Mbulimit Universal të Shërbimeve Shëndetësore, ka organizuar një tryezë me temën “Sigurimi shëndetësor”.
Sipas të parit të shoqatës, Fadil Kryeziu, 1/3 e popullatës në Kosovë nuk merr shërbimin e nevojshëm shëndetësor, ndërsa 18 përqind e popullatës nuk kërkojnë fare shërbim shëndetësor për shkak të vështirësive financiare.
Ndërsa zëvendësministri...
Në orët e mëngjesit stacioni policor në Klinë ka marr informatë për humbje të një shume parash në tregun e kafshëve në Klinë.
Përmes një komunikate, Policia njoftoi se pas daljes në atë lokacion ka takuar ankuesin, i cili deklaroi se i kanë humbur para (të holla) në shumë prej: dy mijë e shtatëqind e tridhjetë e pesë (2,735) euro.
Nga...
14 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.892 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.647.674 doza të vaksinës.
Deri më sot 773.633 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.742 testime, 8 qytetarë...
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur për rënien e blloqeve në termocentralin “Kosova A”, që ndodhi para disa ditësh. Ajo tha se nga KEK-u i kanë arsyetuar se bëhet fjalë për shkaqe teknike.
Para Komisionit për Ekonomi, Rizvanolli tha se KEK-u dhe KEDS kanë formuar një komision hetimor për të zbardhur këtë rast.
“Aktualisht, KEK-u nuk ka kontratë me ndonjë...
Njëri ndër akterët kryesor të UÇK-së, Daut Haradinaj e ka përkujtuar bashkëluftëtarin e tij, Mujë Krasniqi në 23 vjetorin e rënies heroike.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj tha se Mujë Krasniqi me bashkëluftëtarë ranë heroikisht, për ta bërë realitet ëndrrën shekullore për liri e pavarësi.
‘Shumë vite kemi rrugëtuar bashkë me të, shumë kujtime kam për...
Komuna e Vushtrissë ka marrë vendim që të ndalojë përdorimin e mjeteve piroteknike dhe hedhjen e fishekzjarreve.
Në urdhëresën e lëshuar nga kryetari i kësaj komune Ferit Idrizi specifikohet se ndalohet ndezja e fishekzjarreve dhe mjeteve të tjera piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në zona të banuara, rrugë, sheshe dhe tregje.
Kjo ndalesë vlen nga data 15 dhjetor deri...
Sot mbushen 23 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar.
Gjatë mëngjesit të acartë të 14 dhjetorit 1998, luftëtarët e UÇK-së derisa po sillnin armë në Kosovë, kishin rënë në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia e armikut, te vendi...