Në Kosovë janë 315 raste aktive me virusin korona.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orëshin e fundit, 12 persona kanë rezultuar pozitiv me këtë virus, ndërsa një tjetër ka humbur jetën.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.978 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.653.823 doza të vaksinës”...
Një fëmijë është goditur nga një veturë dje në Malishevë.
Rasti ka rreth orës 19:15.
Si pasojë e kësaj goditjeje, fëmija është dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman mjekësor.
Siç raporton Policia, i dyshuari që shkaktoi aksidentin është arrestuat dhe dërguar në mbajtje.
“Malishevë 18.12.2021 – 19:15. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësori (fëmijë), si...
Policia e Kosovës e ka gjobitur me 150 euro një vozitës, pasi e me veturën e tij i tejkaloi në vijë të plotë dy mjete të tjera.
Në njoftimin e policisë, thuhet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Dollc, më saktësisht në rrugën Pejë-Prishtinë.
“Në bazë të fotos të publikuar, kundërvajtësi me datë 17.12.2021, rreth orës 13:50, në rrugën Pejë-Prishtinë në...
Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka fituar çmimin e më të mirës në botë në sportin e xhudos për vitin 2021.
Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka filluar ndarjen e çmimeve për më të mirët për vitin 2021 (‘Judo Awards 2021’) pasi tashmë është mbyllur votimi.
Nga votimi i filluar më 10 dhjetor e që zgjati deri më sot (18 dhjetor),...
Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të shpallë zgjedhjet e brendshme të cilat do të rinisin në fillim të vitit të ri.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi të VV-së në Facebook, ku thuhet se këto zgjedhje ishin ndërprerë për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
“ Në mbledhjen e përbashkët me qendrat u fol edhe për zgjedhjet e...
Sot në Prishtinë u mbajt Turnir i Boksit, që i kushtohet dëshmorit Ismet Asllani,shkruna Klina info.
Në këtë organizim nga Klubi i Boksit Gollaku morē pjesë klube nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.
Në turnir morën pjesë edhe Klubi i Boksit Dukagjini me tre boksierë
Andi Temaj nga ky klub humbi 2 me 1, ndërsa Planet Berisha ku fitoi me ndërprerje, po...
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me Halil Kastratin, drejtuesin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, i kanë dhuruar çelësat e shtëpive për tri familje me kushte të vështira financiare.
Bulliqi, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është i lumtur që për festat e fundvitit këto familjet mund të jenë në shtëpi.
“Bashkë me...
Në fshatin Novosellë të Pejës hajnat kanë vjedhur stoli të ndryshme ari dhe 200 euro para të gatshme.
Sipas policisë, rasti është raportuar nga pronari i shtëpisë, i cili nuk ka pasur informacione se sa persona kanë hyrë në shtëpinë e tij.
Policia ende nuk ka arritur të zbardhë rastin apo të identifikojë personat e përfshirë në rast.
Mbi 5 mijë e 500 patentë shoferë janë konfiskuar nga Policia e Kosovës deri në shtator të këtij viti, ndërsa për të njëjtën periudhë të njëjtit u kanë vendosur pikë negative mbi 13 mijë shoferëve për arsye të shkeljes së rregullave në komunikacion.
Policia e Kosovës ka thënë se si ekipe janë duke i vazhduar aktivitetet që i kanë lidhur...
Vala e pestë e koronavirusit dhe intensiteti i lartë i rasteve të reja me COVID-19, ka shtyrë autoritetet zvicerane që të shtrëngojnë masat kundër koronavirusit, duke rikthyer sërish punën nga shtëpia.
Qeveria Federale e Zvicrës ka marrë vendimin e pritur për masat kundër koronës, pas konsultimit me kantonet lidhur me propozimet që i pati bërë javën e kaluar.
Vendimet që u...