Home Blog Page 1662
Presidenti Agim Ademi dhe nënkryetari Bakir Burri, gjatë qëndrimit në Antalia, pasditen e sotme kanë ndjekur nga afër ndeshjen miqësore që skuadra e Dukagjinit të Klinës e ka zhvilluar me skuadrën bullgare, Lokomotiva nga Sofja. Pas një ndeshje mjaft interesante skuadrat u ndanë me rezultat të barabartë, 1:1, derisa trajnerët e të dyja ekipeve provuan të gjithë lojtarët. Pas ndeshjes krerët...
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thirrur një konferencë për media. Kjo konferencë e thirrur nga PDK do të mbahet sot (e martë) nga ora 15:00 në zyrat e Selisë Qendrore në Prishtinë. Në njoftimin e kësaj partie nuk është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së kësaj konference.
Aleanca e NATO-s ka thënë se aleatët i kanë vendosur forcat në gjendje gatishmërie dhe kanë dërguar aeroplanë luftarakë dhe anije shtesë në Evropën Lindore, duke e përforcuar mbrojtjen e aleatëve në kohën kur Rusia po e vazhdon grumbullimin ushtarak në Ukrainë dhe përreth saj. Në ditët e fundit, disa vende aleate kanë dhënë njoftime në lidhje me dërgesat e...
Organizata Ndërkombëtare “Transparency International” që merret me luftën kundër korrupsionit ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021. Në këtë raport bëhet e ditur se Kosova ka treguar vullnet për të luftuar korrupsionin teksa ka shënuar përmirësim për 17 vende në luftën kundër korrupsionit. Në mesin e 180 shteteve Kosova është radhitur e 87-ta. Më poshtë mund të gjeni rankimet,...
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i është kundërpërgjigjur ish-ambasadorit holandez në Kosovë, Robert Bosch, i cili i quajti të pavërteta deklaratat e Mustafës se kompania gjermane “Bilfinger” nuk ka bërë asgjë për rindërtimin e termocentralit Kosova A. Ish-shefi i Qeverisë në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express ka deklaruar se nga “Bilfinger” nuk është ofruar asnjëherë më shumë se...
Kosova ka shënuar përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, bazuar në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International. Këtë e ka cilësuar si lajm të mirë, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Rohde tha se më në fund Kosova ka nisur për të ecur përpara në luftimin serioz të korrupsionit. https://twitter.com/GermanAmbKOS/status/1485886258186440707?s=20 “Kosova më...
Vetëm brenda një ditë Policia e Kosovës ka shqiptuar 539 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat antiCOVID-19. Masa këto të vendosura nga institucionet e vendit për të parandaluar përhapjen e virusit. Me rritjen e numrit të rasteve të infektimeve me COVID-19, Qeveria e Kosovës mori vendim për masat e reja antiCOVID-19. Masat e reja parashohin bartjen e maskës,...
Një veturë e tipit “Golf 2” është aksidentuar mëngjesin e sotëm në Ferizaj. Si pasojë e këtij aksidenti, vetura ka përfunduar jashtë rrugës dhe ka përfunduar në rrugën e trenit. Nuk është raportuar për të lënduar në këtë rast. Policia ka bërë thirrje për kujdes në komunikacion për shkak të ngricave.
Momentalisht, 19 mijë e 519 qytetarë në Kosovë janë të infektuar me COVID-19. Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 183 mijë e 689 raste të infektimit, prej të cilëve 3 mijë kanë ndërruar jetë. Ndërkaq, MSh njofton se janë shëruar 161 mijë e 170.
Kosova ka shënuar përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, duke u renditur e 39-ta në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International. Një vit më parë Kosova kishte 36 pikë. Indeksi radhit çdo vit 180 shtete dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik. Ai...

HOT NEWS

- Advertisement -
- Advertisement -

MOST POPULAR

HOT NEWS