Dukagjini barazon ndaj skuadrës bullgare, ndeshjen nga afër e ndoqën drejtuesit e FFK-së

Presidenti Agim Ademi dhe nënkryetari Bakir Burri, gjatë qëndrimit në Antalia, pasditen e sotme kanë ndjekur nga afër ndeshjen miqësore që skuadra e Dukagjinit të Klinës e ka zhvilluar me skuadrën bullgare, Lokomotiva nga Sofja.

Pas një ndeshje mjaft interesante skuadrat u ndanë me rezultat të barabartë, 1:1, derisa trajnerët e të dyja ekipeve provuan të gjithë lojtarët.

Pas ndeshjes krerët e FFK-së kanë përgëzuar lojtarët dhe trajnerët e Dukagjinit për paraqitjen e sotme, duke iu dëshiruar punë të mbarë në vazhdim të përgatitjeve dhe stinor të suksesshëm pranveror.