Një urë për të bashkuar dy komunitete

Një urë për të bashkuar dy komunitete

Në kërkim të një zgjidhje teknike për të shpëtuar një infrastrukturë të viteve ’80.

Bellopojë, 09/05/2022

Sot në Kampin Villaggio Italia u mbajt një takim teknik gjatë të cilit inxhinieri i Njësisë së Menaxhimit të Infrastrukturës (IMC) të Komandës Rajonale Perëndim (RC-W) analizoi problemet strukturore që lidhen me një urë që lidh Pejën me Klinën dhe në veçanti dy komunitetet njëri shqiptar dhe tjetri serb.

Takimi i sotëm është përmbyllja e një sërë angazhimesh efektive dhe të synuara në tre muajt e fundit ndërmjet komandantit të RC-W kolonel Marco Javarone, kryetarit të Komunës së Klinës Zenun Elezaj dhe përfaqësueses së komunitetit serb Silvia Raskovic, të mbështetur nga puna e vazhdueshme e njësisë LMT, Celulës së Bashkëpunimit Civil dhe Ushtarak (CIMIC) dhe IMC-së.

Në takim, përveç personaliteteve të lartpërmendura, morën pjesë edhe Drtejtori i Urbanizmit dhe Mbrojtjes se Mjedisit të Klinës Enver Berisha dhe si folës, drejtori i IMC-së.
Pas disa inspektimeve dhe hetimeve të thelluara, janë evidentuar disa probleme që kanë çuar në dëmtime të mëdha strukturore të urës për shkak të korrozionit të ujit dhe gërryerjes së tokës përreth.

Drejtori i IMC-së ka propozuar zgjidhje të mundshme për të rikthyer efikasitetin e plotë të urës, të cilat kërkojnë ndërhyrje shumë të specializuara që mund të kryhen vetëm nga një kompani ndërtimi në këtë sektor, dhe ka ripërtërirë disponueshmërinë e RC-W për të ofruar mbështetje teknike në cdo kohë.

Kontingjenti italian i misionit të KFOR-it, falë qëndrimit të dëgjimit neutral dhe të paanshëm që çon në dialog dhe konfrontim konstruktiv dhe me përfundimin e projekteve të tij të bashkëpunimit civilo-ushtarak, do të vazhdojë të sigurojë përmbushjen e detyrës së misionit sipas diktateve të Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, me qëllim që të sigurohet një mjedis i sigurt dhe i mbrojtur për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.