Ambasadori gjerman: Më në fund Kosova ka nisur të ecë përpara në luftimin e korrupsionit

Kosova ka shënuar përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, bazuar në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International.

Këtë e ka cilësuar si lajm të mirë, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Rohde tha se më në fund Kosova ka nisur për të ecur përpara në luftimin serioz të korrupsionit.

“Kosova më në fund nis për të ecur përpara në luftimin serioz të korrupsionit. Vazhdo kështu, Kosova e ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë”, ka shkruar Rohde.

Organizata Transparency International ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, ku thuhet se Kosova ka treguar vullnet për të luftuar korrupsionin teksa për dallim nga vitit i kaluar, Kosova ka shënuar përmirësim për 17 vende në luftën kundër korrupsionit.