100 fëmijë me sëmundje të zemrës në Kosovë do të operohen falas në Indi. E gjithë kjo falë organizatës “Rotary”, e cila është e shpërndarë në më shumë se 200 vende të botës.
Kjo u bë e ditur nga presidenti i “Rotary International”, Shekhar Mehta, i cili ka mbajtur një konferencë për medie me rastin e vizitës së tij që...
SHËNDETËSI
Raporti i fundit nga IKSHPK/ 6 të vdekur dhe mbi 2 mijë raste të reja me COVID-19
Admin -
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.022 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.781.110 doza të vaksinës.
Deri më sot 805.802 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 81.020 doza përforëcuese...
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë, sot është takuar me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajčák.
Kryetari Abdixhiku i njoftoi për qëndrimet e LDK-së karshi situatës politike, me theks të veçantë për procesin e dialogut, me ç’rast i bëri të ditur edhe njëherë që LDK-ja mbështet procesin e dialogut mes...
LAJME
Rasti i mashtrimit me viza – Milaim Zeka del para gjykatës, përmend Hashim Thaçin dhe Aleksandër Lumezin
Admin -
Ish-deputeti i akuzuar për mashtrim me viza, ka thënë se ka prova që vërtetojnë se akuzën ndaj tij e kishte filluar ish-presidenti Hashim Thaçi, kryeprokurori Aleksandër Lumezi dhe prokurori special Afrim Shefkiu.
Ai këtë deklarim e ka dhënë në gjykimin ndaj tij dhe të akuzuarve I.K dhe E.K., të cilët po ngarkohen me veprat penale “Mashtrimi”, “Shmangie nga tatimi” dhe...
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se janë duke dizajnuar një masë sa i përket subvencionimit të atyre që e kursejnë energjinë elektrike. Murati para gazetarëve tha se shumë shpejt do të dalin me detaje për masën në fjalë.
Ne jemi duke dizajnu edhe masa shtesë për sa i përket kursimit të energjisë elektrike. Marrë parasysh që çdo konsum...
LAJME
Haradinaj pas takimit me Escobar dhe Lajçak: Jemi të përkushtuar për një marrëveshje e cila ka epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues
Admin -
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar pas takimit me Përfaqësuesin Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanëin perëndimore, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Pas përfundimit të takimit, Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar duke ripërsëritur qëndrimin e tyre për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila ka epilog njohjen reciproke në...
Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot kanë takuar kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Pas takimit, Memli ka bërë të ditur se takimi u zhvillua në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, teksa diskutuan për zhvillime politike.
Ai tha se PDK mbështetë dialogun...
Pas reshjeve të borës që po vazhdojnë të bien në territorin tonë, Policia e Kosovës u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që drejtimin dhe shpejtësinë ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut si dhe të jenë shumë vigjilent.
Në një njoftim të Policisë së Kosovës thuhet se mundësia e paraqitjes së ngricave nëpër...
Një vetaksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh, në fshatin Cerovikë të Klinës.
Klina.info sjellë pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet makina e cila është përplas për një muri.
Veç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.
Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë përfunduar takimet e tyre me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, dhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Tani, Escobar dhe Lajçak janë duke zhvilluar takim me kryetarin e Aleancës për Ardhëmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Takimet janë zhvilluar...