Reshjet e borës, ​policia apelon për kujdes të shtuar gjatë ngasjes

Pas reshjeve të borës që po vazhdojnë të bien në territorin tonë, Policia e Kosovës u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që drejtimin dhe shpejtësinë ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut si dhe të jenë shumë vigjilent.

Në një njoftim të Policisë së Kosovës thuhet se mundësia e paraqitjes së ngricave nëpër rrugë krijon vështirësi në trafikun rrugor, të cilat potencialisht bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve.

“Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, veçanërisht drejtuesve të automjeteve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet. Policia e Kosovës me njësitë e saj është duke ndërmarrë të gjitha veprimet në parandalimin e aksidenteve dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës me njësitë e sajë është duke ndërmarrë të gjitha veprimet në parandalimin e aksidenteve dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.