4 viktima dhe 38 të lënduar nga shpërthimi në Stamboll

Një shpërthim ka ndodhur më herët në rrugën Istiklal të lagjës Taksim në Stamboll.

Së pari u raportuan 11 të lënduar, teksa guvernatori i Stambollit tha se ka edhe të vdekur.

Ndërkohë, janë konfirmuar 4 viktima, me numrin e të lënduarve që ka shkuar në 38, transmeton Indeksonline.

Sipas CNN-it turk, po dyshohet se deri të shpërthimi ka ardhur pasi në këtë rrugë është vendosur një çantë me bombë, ndërsa rasti ka mundësi të jetë sulm terrorist.

Në anën tjetër, Kryeprokuroria e Stambollit ka nisur hetimet.

Në një deklaratë të bërë nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit thuhet se janë caktuar 5 prokurorë publikë për të kryer hetimin e këtij shpërthimi.

Përveç kësaj, Gjykata e Stambollit ka ndaluar të gjitha lajmet audio-vizuale dhe faqet e mediave sociale në lidhje me shpërthimin.