OVL UÇK në Klinë dhe shoqatat e dala nga lufta, ishin pjesë e Marshit për Drejtësinë

Mijëra qytetarë, veteranë të UÇK-së, e figura politika morën pjesë sot në sheshin kryesor të Prishtinës në Marshin për Drejtësinë.

Ata marshuan sheshit, me pankarta e thirrje për drejtësi, për krerët e UÇK që po mbahen në Hagë.

Organizim pati edhe nga dega e OVL UÇK-së, dega në Klinë, në krye me Hajdin Balaj, nga Shoqata e Invalidëve, Vesel Berisha dhe kryetarja e familjarëve të dëshmorëve, Bahtije Haliti e shumë të tjerë.

Ata u nisën nga Klina dhe ju bashkuan marshit në kryeqytet.