Vdes një fëmijë në Pejë pasi ra nga ballkoni i një shtëpie

Pejë-Policia e Kosovës ka njoftuar se një fëmijë ka vdekur të dielën pasdite në Trepoviq të Pejës pasi ka rënë nga ballkoni i një shtëpie.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka njoftuar se fëmija ka arritur në Spitalin Rajonal të Pejës pa shenja jete, raporton

“Rreth orës 15:30, Policia është informuar se në fshatin Treboviq- Pejë, ka ndodhur një incident, ku një fëmijë ka rënë nga ballkoni i një shtëpie te të cilët së bashku me nënën e tij kishin shkuar si mysafir. Fëmija është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, mirëpo sipas ekipit mjekësor fëmija në spital ka arritur pa shenja jete”, ka thënë ai.

Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas konsultimit me prokurorin e shtetit, trupi i pajetë i viktimës i është kthyer familjarëve për ceremoni mortore.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.