ORARIN E RI TË QARKULLIMIT DHE KUJDESTARINË E BARNATORËVE NË KLINË

Drejtorii shendetesise ne Kline Hekuran Sejdiu per Klina info u shprehe…

Menjehere pas vendimit te qeverise per kufizim te qarkullimit ,ne si drejtori e rregulluam orarin e barnatoreve kujdestare ne menyre qe qytetaret te mos ken shqetesime ne kete drejtim dhe per kete mirekuptim i falenderojm te gjithe pronaret e barnatoreve ne Kline

Duke u bazuar në vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës, si masë preventive ndaj përhapjes së Corona Virusit COVID-19, qytetarëve ju lejohet qarkullimi nga ora 06:00-17:00, ndërsa nga ora 17:00-06:00 ndalohet qarkullimi i qytetarëve, përveç në rastet e nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.

Vendimi i Qeverisë rregullon edhe punën e barnatoreve të licencuara, të cilat janë të lejuara të ushtrojnë veprimtarinë prej orës 06:00-17:00.

Pas orës 17:00 veprimtaria e tyre do të organizohet përmes kujdestarisë.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Klinë njofton se kujdestaria e barnatoreve në Klinë, nga ora 17:00-23:00, është sipas radhës së lokaciont tyre

SHARE