Oborri i QKMF-së në Klinë, tash e sa vite i mbuluar nga mbeturinat

Ndotja e ambientit vazhdon të jetë një nga problematikat që shqetësojnë qytetarët, raste jo të rralla kemi kur shohim mbeturina në rrugë e afër objekteve të banimit.

Por, gjësende të ndryshme, madje dhe karrige pune e lloj-lloj mbeturina, kanë zënë vend në oborrin e QKMF-së në Klinë.

Në vendin ku duhet të jetë pastërtia maksimale, ka disa vite që qëndrojnë këto mbeturina.