Nxënësit e IIAP “Fehmi Agani” në Klinë fitojnë vendin e parë në garat sportive regjionale

Pas suksesit në garat komunale, ku nxënësit e IAAP “Fehmi Agani” në Klinë kanë zënë vendin e parë në futboll për djem, tani, edhe në garat regjionale, u ripërserit i njëjti sukses.

Ky është njoftimi i IAAP “Fehmi Agani”:

Kështu, nxënësit e shkollës sonë, të entuziazmuar, sot shënuan edhe një sukses në garat sportive regjionale, futboll për djem, ku falë performancës së tyre, u renditën në vendin e parë.
Tani, rrugëtimi i tyre së shpejti pritet të filloj në garat republikane për nxënës. Duke u nisur nga këto suksese, nxënësit po shprehen mjaft të motivuar se edhe në garat republikane do të kenë sukses. Dhe, mbase do të fitojnë edhe vendin e parë.