Numri 45 i LDK-së, Shqipe Pantina: Prizreni më priti me zemër të hapur

Kandidatja për deputete me numër 45 në listën e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Shqipe Pantina, ka ndarë një postim emocional në rrjetet sociale, ku shpreh lidhjen e veçantë personale dhe shpirtërore me qytetin e Prizrenit.

Pantina ka kujtuar se në Prizren ka kaluar një pjesë të rëndësishme të fëmijërisë së saj gjatë pushimeve te dajtë, ndërsa më vonë edhe vitet e rinisë si studente. Ajo thekson se vizita e sotme në këtë qytet e ka prekur thellësisht, sidomos për shkak të pritjes së ngrohtë nga qytetarët dhe bashkatdhetarët që kishin ardhur për pushime.

“Prizreni gjithmonë di të të bëjë të ndihesh si në shtëpi”, ka shkruar Pantina, duke falënderuar për mikpritjen dhe energjinë pozitive që, sipas saj, e karakterizon këtë qytet historik.