Njoftim për shpronësim në interes publik për ndërtimin e Rrugës Transit në Klinë

Qeveria e Kosovës ka shpallur njoftim për shpronësim në interes publik për realizimin e projektit “Ndërtimi i Rrugës Transit në Klinë”, që përfshin zonat kadastrale Klinë, Klinavc, Dollc dhe Dresnik.

Të interesuarit mund të paraqesin komente me shkrim brenda 10 ditëve, ndërsa dëgjimi publik do të mbahet më 22 janar 2026, ora 10:30, në Sallën e Kuvendit Komunal të Klinës.